Policia e Kosovës në mbrëmje ka arrestuar tre shtetas serb D. Dolasevic, V.Jankovic dhe D. Dolasevic, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një lokal tjetër në Prishtinë.
Burime të Kosovapress brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se përveç saj të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh.
Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.
Para disa ditësh në mediat vendore, u raportua se serbët kanë blerë uniforma dhe aksesorë ushtarak në një lokal në Prishtinë. Nuk dihet nëse ka qenë lokali i njëjtë apo ndonjë lokal tjetër.
Rikujtojmë se serbët kishin inskenuar rastin e njohur “Panda”, ku pushteti i Millosheviqit në dhjetor të vitit 1998, kishin vrarë fëmijët vet në një lokal në Pejë të quajtur “Panda”, duke ua lënë fajin shqiptarëve.
Sulmuesit kishin veshur uniforma me embleme të UÇK-së gjatë aktit të sulmit, dhe i njëjti sulm i ishte veshur UÇK për ta etiketuar si organizatë terroriste.