Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona sot në Gllarevë, pasi të njëjtit kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – Pejë, pas një proteste të zhvilluar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha Rugova.
Ndryshe, banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës protestuan edhe sot për ta kundërshtuar fillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc.