Tre persona dje janë arrestuar për shkak të shtënies me armë zjarri në ahengje familjare, më 23 dhe 24 gusht.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dje rreth orës 18:45 u arrestuar një i dyshuar në Llaushë të Skënderajt.
“Në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz si dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport.
Ndërsa, dy persona të tjerë u arrestuan në cilësinë e të dyshuarve për të njëjtën vepër penale në Terprezë të Poshtme të Malishevës dje, për të shtënat më 23 gusht.
“Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në