Gjatë patrullimit në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë, policia ka ndalur një automjet në të cilin ishin tre persona.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, të cilat ishin pa leje.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.
“Armët ishin: – Një pushkë gjuetie MAGNUM Churchill dhe një revole ZORAKI cal.7.65 me karikator dhe me një fishek” ka deklaruar Gjurkaj.
Sipas Gjurkajt, të dyshuarit kanë pohuar se armët i përkasin vozitësit të automjetit dhe se të tre i kane përdor duke gjuajtur me to në pyll.
Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit u liruan në procedurë të rregullt.