Një person ka rënë në prangat e policisë të shtunën në Malishevë.
Ai dyshohet se e ka mashtruar një femër, duke i marrë para të gatshme.
Rasti kishte ndodhur më 15 korrik.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.