Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot janë arrestuar katër persona të dyshuar.
Këtë e ka konfirmuar për IndekSonline, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Për tre nga ta egziston dyshimi i arsyeshëm të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë ndërsa i katërti është arrestuar për posedim të pautorizuar të armëve.
“Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 06.10.2020 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një market (VIVA Fresh Store), ku janë vjedhur gjësende në vlerë rreth 70.000 euro. Personat e dyshuar : F.A. (mashkull) 2000 B.A. (mashkull) 1995 M.G. (mashkull) 1996 pas arrestimit me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e personit të tjetër të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë dhe aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë ajo.
Tutje Ahmeti ka shtuar se hetuesit policor në kuadër të ketij aksioni, kanë kryer tri bastisje në tri lokacione të ndryshme dhe në njërin prej tyre kanë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri. Për armëmbajtje pa leje është dërguar në mbajtje i dyshuari H.A mashkull (1972). Aktualisht për procedim të mëtejmë të rastit, hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorinë përkatëse.