Policia e Kosovës gjatë operacionit policor ‘100 euro’, ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave, I. S. (1981) dhe F. B. (1993).
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 393 kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara prej 100 euro, vlera e të cilave arrin 39.300 euro.
Me urdhër verbal të gjyqtarit, nga Gjykata Themelore në Pejë, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar 2 telefona celularë, një automjet i tipit Golf V ngjyrë e zezë me targa vendore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi I.S. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa F.B. lirohet në procedurë të rregullt.