Pejë- Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy vëllezër në Pejë, pasi dyshohen se shkaku i një mosmarrëveshjeje u përleshën mes vete, ku dyshohet se kishte edhe të shtëna me armë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 14:42,
“Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.