Dy meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Kosovë.
Ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe iu është shqiptuar masa edukative dhe të njëjtitj anë dorëzuar Policisë së Shqipërisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Themelore në Gjakovë të cilëve iu është shqiptuar masa edukative-qortim dhe të njëjtit janë dorëzuar Policisë së Republikës së Shqipërisë në PKK Qafë Prushi.”, thuhet në njoftimin e Policisë.