Dy perona janë arrestuar në Pjesë, dyshohet se rrahën një person.
Viktima është dërguar në spital ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Por pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, ditën e djeshme , ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.
”Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 08.12.2022, rreth orёs 22:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Novosellё-Pejё ka ndodhur njё incident.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje personat e dyshuar e kanё sulmuar fizikisht viktimën duke i shaktuar lëndime tё renda trupore, viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjёs.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.
Pas intervistimit, tё dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e policisë.