Arrestohen dy persona në Mitrovicë: Njëri i ofroi policisë ryshfet 5 euro, tjetri 10 euro

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut, për shkak se u kishin ofruar ryshfet policëve, shkruan Reporteri.net.

Policia njofton se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19:00, ku një boshnjak, shtetas i Serbisë, i cili i kishte ofruar policit ryshfet prej 5 euro.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari Boshnjak shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti zyrtarit policor i kishte ofruar mito prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi.

Rasti i dytë kishte ndodhur vetë, 10 minuta më vonë, ku një person po ashtu i kombësisë boshnjake shtetas i Maqedonisë së Veriut i ka ofruar zyrtarit policorë mito prej 10 euro.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari Boshnjak shtetas i Maqedonisë së Veri, pasi që i njëjti zyrtarit policor i kishte ofruar mito prej 10 euro. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi.