Dy të dyshuar janë arrestuar në Gjakovë pasi janë hasur duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme duke organizuar lojëra të fatit.
Sipas Policisë, nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar gjashtë aparate të llojit APEX
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është inicuar vepra penale “Organizim i Skemave Piramidale Dhe Bixhozit Të Paligjshëm”.
“Rr. Dedë Gjon Luli, Gjakovë 14.01.2022 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin që ishin duke punuar është hasur duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e organizimit të lojërave të fatit. Nga lokali janë sekuestruar gjashtë aparate të llojit APEX. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.