Dy persona të cilët kanë lidhje gjaku mes tyre, baba dhe bir, janë arrestuar të enjten në Klinë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuarit ishin përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, ku djali në këtë rast ishte nën ndikimin e alkoolit.
Me urdhër të prokurorit djali është dërguar në mbajtje ndërsa prindi i tij është liruar në procedurë të rregullt.