Kujtim Blakqorri, një recidivist i dënuar për trafikim me qenie njerëzore është arratisur nga burgu i Dubravës ka mësuar Paparaci.com.
Dihet nga burime të mirëinformuara se i dënuari për trafikim me qenie njerëzore është recidivist i veprës penale.
Ai po mbahej në pavijon gjysmë të hapur në burgun e Dubravës, burg që nuk i plotëson kushtet për të dënuarit për vepra të tilla penale.
Arratisja e Blakqorrit ka ndodhur mbrëmë.