Një person është larguar nga Qendra Korrektuese e Lipjanit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:20.
“Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër” thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se rasti i inicuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria” është duke u hetuar.