Policia e Kosovës ka njoftuar së është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë një i dënuar, i cili ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale të grabitjes. Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
I dyshuari ishte liruar për pushim dy-ditorë, ku më pas nuk ishte lajmëruar më në Qendrën Korrektuese.
“Është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte liruar për pushim dy-ditorë nga QK-Smrekonicë, por i njëjti nuk është paraqitur më fare. I dyshuari – dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.