Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë.
Ai ka shtuar se humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet, transmeton Klan Kosova
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit”.
“Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”.