Trajneri i Dukagjinit ishte i ftuar te emisioni “Ekipi A”.
Armend Dallku ka zbuluar se ka pasur ofertë nga ish-klubi i tij nga Ukraina, Vorskla.
“Kam marrdhënie të mira me shume shtete, jo vetëm në Ukrainë ku kam luajtur. Kam mardhënie të mira me shumë miq dhe shokë, të cilët sot punojë si menaxherë apo drejtorë sportiv.
Këtu e fus edhe ish-klubin tim, Vorskla ku për 11 vite kam dhënë kontributin tim, ftesa gjithmonë është që t’i bashkangjitem klubit në forma të ndryshme”, zbuloi eksklzuvisht Dallku në Ekipi A.