Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arif Ahmetxhekaj, ka vizituar së fundmi Kompaninë Gogaj, një nga bizneset më të mëdha në vend, e njohur për sukseset e saj të jashtëzakonshme dhe numrin e madh të të punësuarve.
Gjatë vizitës, Ahmetxhekaj shprehu mirënjohjen ndaj pronarëve dhe stafit për pritjen e ngrohtë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore si Kompania Gogaj.
„Gjithmonë do të jemi në përkrahje të bizneseve tona siç është Kompania Gogaj.”, tha tutje ai.