Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arif Ahmetxhekaj, ka vazhduar takimet e tij elektorale, ku këtë herë është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e Lugut të Drinit në Klinë.
Ahmetxhekaj ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë në këtë takim, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për një fitore të sigurt të AAK-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Mora mbështetjen që më duhet edhe nga Lugu i Drinit në Klinë, ku u prita në mënyrë madhështore nga banorët e kësaj ane. Faleminderit nga zemra!” – ka deklaruar ai.
#PërKosovënFituese #AAK137 #RamushHaradinaj1 #ArifAhmetxhekaj75