Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, ka vazhduar me fitore në sportin e boksit profesionist.
Nipi i Luanit, boksierit legjendar shqiptar ditë më parë mposhti Saul Ivan Male me nokaut në raundin e parë, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, Krasniqi paralajmëron meçe të tjera dhe të mëdha. Ai po ashtu ka falënderuar Luanin dhe babain e tij, Agimin për mbështetjen e madhe.
“Çfarë nate magjike! Jam krenar pa masë për gjithë ekipin tim, familjen time, tifozët e mi dhe të gjithë njerëzit që na mbështesin. Ju falënderoj nga zemra! Tani është koha për detyrat e mëdha. Faleminderit babait tim Agimit, xhaxhait tim Luanit dhe vëllezërve të mi që gjithmonë qëndruan pas ëndrrës sime! Faleminderit Zotit për bekimin e tij”, shkruhet në postimin e Krasniqit.
Kujtojmë se Ardiani gjatë karrierës së tij në boks ka zhvilluar 10 meçe dhe ka shënuar 10 fitore, të gjitha i ka me nokaut.