Vitet më të vështira padyshim se kanë qenë vitet e 90-ta (1991-1999) kur Kosova u përballë me dhunën e paparë të agresorit serb.
Vitet më të rënda, Kosova ishte e sulmuar në të katër anët nga pushtuesi serb.
Sportistët dhe sportistet, donatorët, trajnerët, veprimtarë sportivë etj. u mobilizuan ashtu si munden dhe i organizuan garat e Republikës së Kosovës në fusha të improvizuara, duke i thënë një herë e përgjithmonë jo garave me klubet ish jugosllave dhe me klubet e Serbisë.
Arbon Desku i takon Gjeneratës së Republikës. Desku është njeriu i artë i Gjeneratës së Republikës.
Personalitet i shquar dhe që gjithmonë njihet me qetësinë e tij.
Donator që nuk kurseu asgjë nga xhepi, duke dhënë për futbollin e Kosovës në vitet e 90-ta. Ka qenë president i klubit të futbollit Dukagjini i Klinës, po ashtu edhe anëtar i kryesisë së KF Prishtina. Njeriu i gjithanshëm, dorëlirë dhe kontribuues i madh.
Asnjëherë nuk u ndal dhe as që u përkul para regjimit kriminal serb, por së bashku me mijëra sportistë i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.
Desku iu kundërvu fuqishëm okupatorit serb. Ai sot ndihet i lumtur që i takoi asaj Gjenerate, që e ndihmoi futbollin, sportin dhe shtetin e Kosovës dhe që e luftuan regjimin serb.