Arben Limanaj: Të bëhemi ndryshimi së bashku për një të ardhme më të ndritur

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Limanaj, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe përkrahjen e madhe që po merr gjatë fushatës zgjedhore.

Ai u prezantua para një audience të madhe energjike dhe të përkushtuar, duke shpalosur angazhimin e tij për t’i përfaqësuar denjësisht qytetarët në Kuvend.

“Përballë njerëzve plot energji dhe përkushtim, të udhëhequr nga fryma rugoviane, pata nderin të prezantohem si përfaqësues i juaji. Mbaj numrin 65 dhe synoj të jem zëri juaj në Kuvend,” tha Limanaj.

Ai bëri thirrje për besimin dhe votën e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e një LDK-je të fuqishme dhe përfaqësimit dinjitoz. “Unë kam zgjedhur të jem miku dhe bashkëpunëtori juaj për të punuar bashkërisht në zgjidhjen e sfidave që ndikojnë jetesën tonë,” shtoi ai.

Limanaj ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen për ndryshim dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

#LDK124 #LumirAbdixhiku1 #ArbenLimanaj65 #BëhuNdryshimi #FrymaRugoviane #NdryshimiFillonMeNe #RrugaeRe