Arben Limanaj: Peja u bashkua për një të ardhme më të ndritur

Salla sportive e Karagaçit në Pejë u mbush me mijëra qytetarë të cilët me entuziazëm shprehen mbështetje për kandidatin e LDK-së, Arben Limanaj.

Kjo ngjarje ishte një pasqyrë besimit të qytetarëve të Pejës që kërkojnë një përfaqësim të denjë dhe besojnë në mundësinë e një ndryshimi të vërtetë.

Në fjalimin e tij, Limanaj theksoi se ky moment është shumë më tepër se një tubim – është një thirrje e qytetarëve të Pejës për një të ardhme më të mirë, për një qytet të zhvilluar dhe të fuqishëm.

Ai falënderoi Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, duke e cilësuar atë si një lider që frymëzon të gjithë qytetarët e Pejës.

“Peja sot na tregoi se është e gatshme për të ecur përpara dhe për të shkruar një kapitull të ri. Ky është një qytet me zemër të madhe dhe shpirt të fuqishëm. Ky është një moment historik, ku të gjithë bashkë mund të realizojmë ndryshimin,” tha Limanaj.

LDK 124 ✌️
Lumir Abdixhiku – 1 ✅️
Alban Rraci – 38 ✅️
Arben Limanaj – 65 ✅️

#Peja #LDK #BëhuNdryshimi