Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Limanaj, zhvilloi mbrëmë një takim të ngrohtë dhe të frytshëm me qytetarët e Siqevës, ku u prit me mbështetje të fuqishme nga banorët e zonës.
Takimi, i cili u karakterizua nga një atmosferë pozitive dhe diskutime për të ardhmen e Kosovës, konfirmoi besimin e qytetarëve në programin dhe vizionin e LDK-së.
Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe Tush Berisha nga Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), duke dëshmuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për zhvillimin e Klinës dhe Kosovës.
“Me LDK-në dhe partnerët tanë, po ecim drejt fitores! Mbështetja juaj na jep forcën për të sjellë ndryshimin e nevojshëm,” u shpreh Limanaj gjatë fjalës së tij.
LDK 124 – E ardhmja që zgjedhim së bashku
✅ Lumir Abdixhiku – 1
✅ Alban Rraci – 38
✅ Arben Limanaj – 65
#LDK124 #BëhuNdryshimi #KrejtKosovaLDK