Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Limanaj, ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e madhe që ka marrë nga bashkëvendasit e tij në Cerovikë.
“Sonte, në vendlindjen time, në Cerovikë, së bashku me njerëz të mirë e të çmuar për mua, me familje e kushërinj të cilët e mbështesin frymën rugoviste, e po ashtu janë mbështetësit dhe përkrahësit kryesorë e të parët për mua çdo herë,” ka deklaruar Limanaj.
Ai ka theksuar se kjo mbështetje e përbashkët është forca që i jep besim për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e punës së përbashkët dhe mbështetjes pa kushte.
“Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës ndaj mbështetësve tanë të cilët çdo herë janë aty dhe na përkrahin pakushte. Bashkë na priftë e mbara!” përfundon mesazhi i tij.
Kjo është një dëshmi e fuqishme e lidhjes së fortë mes kandidatit dhe komunitetit të tij, duke e bërë Arben Limanajn një zë të rëndësishëm në rrugëtimin politik të LDK-së.