Arben Limanaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për qytetarët e Klinës pas mbështetjes së fuqishme që ata i dhanë programit të ndryshimit të LDK-së.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Limanaj theksoi se kjo fitore është një hap më afër realizimit të një udhëheqjeje të qytetëruar, një perspektive evropiane për Kosovën dhe riafrimit të mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot, ne jemi më afër se kurrë të mirës për shtetin tonë! Faleminderit secilit qytetar që besuat programit tonë. Le të vazhdojmë së bashku, klinas! Bashkë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkë për amanetin e Ibrahim Rugovës!” – tha Limanaj.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe angazhimit për një të ardhme të ndritur të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja arriti rezultate të shkëlqyera, me kandidatë të tjerë si Lumir Abdixhiku dhe Alban Rraci që fituan mbështetje të konsiderueshme.
Kandidati Arben Limanaj, me numrin 65 në listën e LDK-së, është një figurë e njohur në Klinë dhe ka një përvojë të pasur në pozita të ndryshme udhëheqëse, duke kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e komunës së tij.