Arben Limanaj, kandidat i LDK-së për deputet: “LDK-ja po rikthehet fuqishëm në Gurrakocin e traditës dhe të besës”

Në një atmosferë entuziaste në Gurrakoc, fshati historik që simbolizon besën dhe traditën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet Arben Limanaj theksoi se LDK-ja e vizionit të Presidentit Rugova po rikthehet më e fuqishme se kurrë.

“Në Gurrakocin e LDK-së, bashkëvendasit e Fadil Feratit e dëshmuan përkrahjen e jashtëzakonshme. Të entuziazmuar si asnjëherë më parë, nën brohoritjet e fitores, sot na pritën në fshatin e kryetarit të Istogut, vendlindjen e Ilirit,” tha Limanaj, duke shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë.

Limani nënvizoi rëndësinë e kësaj mbështetje për përpjekjet e LDK-së për ndryshim dhe të ardhme më të ndritur për vendin. “LDK është zemra e Kosovës. Me LDK-në, na do bota!”

Fushata energjike e LDK-së po zhvillohet nën motot #LDK124, #LumirAbdixhiku1, #AlbanRraci38, dhe #ArbenLimanaj65, që përfaqësojnë bashkimin dhe përkushtimin për ndryshimin e shumëpritur në Kosovë.