Arben Limanaj: “Fryma e bashkimit dhe shpresa për ndryshim ndriçuan Gremnikun dhe Jashanicën”

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Limanaj, ka zhvilluar takime të frytshme në Gremnik dhe Jashanicë, ku ka përçuar mesazhin e bashkimit dhe shpresës për ndryshim.

“Sot Gremniku dhe Jashanica ishin destinacionet e takimeve tona, ku fryma e bashkimit dhe entuziazmi u ndjenë në çdo hap. Një mobilizim i paparë, një energji e jashtëzakonshme dhe një mesazh i qartë: shpresa për ndryshim ka një emër – LDK,” deklaroi Limanaj.

Ai theksoi se angazhimi i madh i qytetarëve është dëshmi se kur njerëzit bashkohen me zemër të hapur dhe vizion të qartë, çdo gjë është e mundur. Besimi në vlera dhe përkushtimi për të ardhmen e vendit po krijojnë një valë optimizmi për një Kosovë më të mirë.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi arsye për të besuar se ndryshimi është pranë!” përfundoi Limanaj.

Kandidati i LDK-së ftoi qytetarët që t’i bashkohen vizionit të partisë:
LDK 124 ✅️
Lumir Abdixhiku – 1 ✅️
Alban Rraci – 38 ✅️
Arben Limanaj – 65 ✅️