Për shkak te situatës se krijuar nga Pandemia e Coronavirusit, Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland(ASB) përmes zyrës se saj në Kosovë, i ka dhuruar komunës së Klinës një donacion me artikuj higjienik, si maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.
Sasia e këtyre artikujve që iu dorëzuan komunës se Klinës si donacion është:
7 500 palë dorëza higjienike,
1 500 maska mbrojtëse dhe
200 shishe 500 ml dezinfektues të lëngët.
Në dorëzim-pranim morën pjesë Dafina Hoxha, përfaqësuese e organizatës dhe Aziz Desku, drejtor i Financave në komunën e Klinës.
Komuna e Klinë, përkatësisht kryetari Zenun Elezaj, falënderon organizatën “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland(ASB) zyra në Kosovë, për ndihmën e ofruar e cila është shumë e mirëseardhur në këtë kohë kur po përballemi me pasojat e pandemisë se Coronavirusit.