Arbana Osmani bën dedikimin emocionues për Eduart Grishajn, jep dhe lajmin e ri të bukur

Arbana Osmani ka zbuluar se filmi i Eduart Grishajt, partnerit të saj, do të jetë në kinema nga 17 janari.
“Pasaporta” është titulli i filmit që vjen me vulën e Eduart Grishajt.

“Unë kam shumë arsye për të qenë krenare për ty @eduartgrishaj por me këtë film e ndjej që do bësh krenar shqiptarët kudo janë.

Nga 17 janari, në çdo kinema”, shkruan Arbana teksa ka publikuar trajlerin.