Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi gjatë ditës së hënë ka marrë vendim për heqjen e panove në auto-udhë, rrugë nacionale dhe ato rajonale,
Pas arrestimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, jo vetëm në këto rrugë por në të gjithë Kosovën janë shpërndarë billborda në të cilët shkruan “Liria ka emër”.
Mirëpo vendimi i fundit nga ministri Abrashi do i heq këta billborda në këto rrugë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus u.d i drejtorit për menaxhimin e rrugëve në ministrinë e Infrastrukturës, Malë Lokaj i cili tha që pa përjashtim të gjithë billbordat do të hiqen.
“Vendimi është për largimin e billbordave pa përcaktim emri, domethënie a ndonjë gjë tjetër. Të gjitha këto futen në kuadër të bilbordave”, ka thënë Lokaj.