Futbollisti i Trepçës 89, Arb Manaj është ndër lojtarët më në formë këtë sezon në Superligë.
Ai së bashku me Blend Baftiu janë dy lojtarët me më së shumti gola këtë sezon, gjithsej nga 11.
Manaj ka mundësi të mirë që të fitoj çmimin e golashënuesit më të mirë, por në një prononcim për Gazetën Sinjali, ai tha se për të më me rëndësi janë të arriturat me klubin dhe jo ato personale.
E kam cekur edhe në deklaratat më herët se për mua primare janë te arriturat me klubin dhe jo ato personale. Më gëzon forma ime por ka gjithmonë vend për përmirësime.”, u shprehë ai.