I lindur dhe i rritur në Klinë, tani një nga futbollistët më të mirë shqiptar. Megjithatë Arb Manaj nuk e harron asnjëherë klubin e tij të parë.
Këtë e ka dëshmuar me gjestin e të të fundit, ku KF Dukagjinit i ka dhuruar disa topa të martkës adiddas.
Ky është postimi falënderues i KF Dukagjinit për Arbin:
Djaloshi i lindur ne Klinë, i cili hapat e parë si futbollist i filloj ne klubin futbollistik Dukagjini, sot dergoj një sasi të topave (marka adiddas) për ndeshje dhe stervitje. Arbi tani është pjesë e futbollit Turk, njëherit edhe pjesë e Kombëtares se Kosoves ne disa ndeshje miqësore, ku edhe kishte shënuar. Ne si klub e falënderojmë Arbin, duke i dëshiruar atij shëndet dhe plotë suksese ne karrierën e tij si futbollist.