Futbollisti kosovar, Arb Manaj ka qenë i pranishëm 75 minuta për skuadrën e tij në kategorinë e dytë të futbollit turk,
Ankara Keciorengucu i Manajt barazoi pa gola 0:0 ndaj Menemensporit në kuadër të javës së 16-të në Ligën e Parë të Turqisë.
Vlen të theksohet se futbollisti tjetër shqiptar, Ilir Mustafa u inkuadrua në minutën e 61-të të takimit.
Keciorengucu është në vendin e pestë me 28 pikë dhe është në luftë për një vend që e inkuadron në Superligën turke sezonin e ardhshëm.
Arb Manaj u transferua në Turqi nga Trepça ’89 afatin kalimtar të verës