Sulmuesi Arb Manaj e ka shënuar golin e vetëm për Slaven Belupon që pësoi disfatë në udhëtim nga Shibeniku me rezultatin 3:1.
Manaj shënoi golin e nderit në minutën e 73-të me asistim të sulmuesit tjetër kosovar, Arbër Hoxha.
Kjo ndeshje e zhvilluar të martën mbrëma i ka takuar javës së 31-të të elitës së futbollit kroat.
Për sulmuesin 24-vjeçar është goli i parë në sezonin aktual me fanellën e Slaven Belupos. Ai ka luajtur në 17 ndeshje kampionale.
Arb Manaj kalon portierin dhe shënon golin e parë në Kroaci ???????????????? pic.twitter.com/CHbFW9NEyu
— LIG Sport (@lig_sport) April 25, 2023