Reprezentuesi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Arb Manaj, ka gjetur sërish golin në Ligën e Parë të futbollit turk,
22 vjeçari ka realizuar në minutën e 18-të të ndeshjes për skuadrën e tij Ankara Keciorengucu në duel me Akhisarspor.
Manaj realizon kështu golin e dytë në kampionat dhe të katërtin që kur u transferua te skuadra nga kryeqyteti turk.
Ai kishte realizuar dy gola në rrethin e parë të Kupës së Turqisë gjithashtu.
Me një fitore eventuale ekipi i Ankara Keciorengucu do të futej seriozisht në garë për të kërkuar inkuadrimin në kampionatin elitar.