Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se dje është aprovuar lista prej 985 përfituesve të cilët do të përfitojnë 50% të qirasë bruto.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se kjo pagesë do të aprovohet së shpejti dhe ministria do t’i ekzekutojë ato mjete menjëherë.
“Krahas listës prej 2629 përfituesve të aprovuar pardje, sot nga Komisioni është aprovuar edhe lista tjetër prej 985 përfituesve për masën 3b ku sipas Planit Operacional, këta persona do të përfitojnë 50% të Qirasë Bruto. Kjo pagesë do të aprovohet së shpejti dhe masa menjëherë do të ekzekutohet nga Ministria e Financave”, ka shkruar Bajrami.