Qytetarët zviceranë inkurajohen të marrin pjesë në gjurmimin e kontakteve me Covid-19 përmes telefonave celularë nga 25 qershori.
“Përdorimi i aplikacionit ‘SwissCovid’ është vullnetarisht dhe pa pagesë. Sa më shumë njerëz që e instalojnë dhe përdorin aplikacionin, aq më efektivisht mund të na ndihmojë të lokalizojmë koronavirusin”, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik në faqen e saj të internetit. Aplikacioni mund të shkarkohet në Apple Store dhe Google Play. Aplikacioni plotëson metodën klasike të gjurmimit të kontaktit të përdorur nga kantonet. Aplikacioni në mënyrë anonime mat se sa kohë dhe sa afër ishte një telefon me të tjerët që kanë aplikacionin. “Regjistron çdo takim që ka me telefonat e tjerë (më afër se 1.5 metra dhe për më shumë se 15 minuta në çdo ditë),” shpjegohet më tej në njoftim, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
Parlamenti miratoi bazën ligjore të aplikacionit në fillim të këtij muaji.