Apeli lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi duke lënë në fuqi vendimin e 30 dhjetorit të 2023.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO, në komunikim për mediat, avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj ka thënë se për këtë vendim do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Berisha u paraqit për t’u marrë në pyetje, dje gjykata e shtyu seancën për sot dhe nuk e kuptoj arsyen përse. Gjykata ka bërë gjithashtu edhe një gabim tjetër sepse nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Vendimin do ta rekursojmë në Gjykatën e Lartë”, u shpreh ai.

8