Më 20 janar të vitit 2022 u privua nga jeta Elvis Mekaj, pasi u ther me thikë në Pejë.
Në vitin 2023 Gjykata Themelore e Pejës ka marrur vendim për caktimin e masës prej 10 vitesh burg për Kushtrim Selimajn, i dyshuar për vrasjen e Elvis Mekajt.
Në raportin e Prokurorisë Themelore të Pejës, të dërguar aso kohe në Gjykatë, thuhej se Mekaj nuk iu bëri ballë plagve të marra.
“I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën Elvis Mekaj, ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05” thuhej në raportin e Prokurorisë.
Një vitë më vonë, Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, ku i dyshuari për vrasje Kushtrim Selimaj nga 10 vite burgim i është shqiptuar dënimi me 17 vjet burg.
“Me aprovimin e pjesërishëm të ankesës së Prokurorisë Themelore – DKR në Pejë, dhe ankesës së përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, NDRYSHOHET, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – DKR ne Pejë, P. 196/22 i dates 23.10.2023, vetem përkitazi me vendimin për dënim, ashtu që, kjo gjykatë, të akuzuarin Kushtrim Selimaj, për vepren penale për të cilen ështe shpallur fajtor e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet, në të cilen dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim nga data 20.01.2022 e deri në plotfuqishmerinë e aktgjykimit”, thuhet në vendimin.
Klina info ka siguruar dokumentin e vendimit.