Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar udhëtarët se janë anuluar të gjitha fluturimet e parapara për ditën e nesërme, 18 qershor. ANP nuk ka dhënë datën ende se kur do të nisin linjat e rregullta ajrore.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit,
Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.
Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore.