Ata që kanë planifikuar të fluturojnë nesër nga aeroporti “Adem Jashari nuk do të mund të bëjnë këtë.
Nga ky aeroport është njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet për të enjten, sikurse për sot.
“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar”, thuhet në njoftim.
“Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”.