ANTON QUNI I REAGON AGIM VELIUT

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ai është në gjendje të gjunjëzohet para kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, për t’iu lutur atij dhe strukturave të LDK-së për vazhdimin e koalicionit qeverisës VV-LDK.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha sot se oferta e Anton Qunit për vazhdimin e koalicionit nuk është qëndrim i LDK-së por mendim i vet Qunit dhe se nuk mund të ndodhë diçka e tillë.

Por, Quni ka deklaruar se iniciativa e tij ishte personale dhe se ai është në gjendje që ta marrë përsipër këtë nismë të tij.

“Tu e pas parasysh situatën dhe thirrjet e qytetarëve, përball rrezikut që e kemi. Unë jam në gjendje ta marrë përsipër nëse ka nevojë edhe të gjunjëzohem para deputetëve, kryetarit dhe strukturtave të LDK-së që të tregojmë gjenerozitet në lidhje me situatën. Unë do të bëjë të pamundurën që të vazhdojë koalicioni”, ka thënë Quni