Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar gjatë ditës së sotme në fshatin Zllakuqan të Klinës, ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të marihuanës dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës. I dyshuari është kapur në shtëpinë e tij, ku Policia zhvilloi bastisje në pikë të mëngjesit,
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuar për këtë rast është Gj.P., 29-vjeçar, në shtëpinë e të cilit, me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit, Policia sot ka kryer bastisje, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.
Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë, si dhe një armë, që dyshohet se është në pronësi të babait të të dyshuarit.
Droga dhe arma janë sekuestruar nga Policia, ndërsa pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”