Anthony Joshua parashikon fituesin në meçin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, ka komentuar meçin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Kjo super përballje do të zhvillohet ditën e nesërme në Arabinë Saudite

Meçin e parë e kishte fituar boksieri ukrainas, duke unifikuar të gjitha titujt e mundshëm, gjë të cilën synon ta mbrojë edhe nesër.Ish rivali i tij të cilin e mposhti dy herë, Anthony Joshua, mendon se pikërisht ukrainasi do të triumfojë përsëri ndaj Tyson Fury.

Mendoj se do të jetë një luftë e vështirë në fillim dhe më pas ndihem sikur Usyk do ta fitojë sërish. Pres një luftë të fortë, e cila do të përfundojë me fitoren e boksierit ukrainas”, deklaroi ai.