ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE “MATI” NGA SHQIPËRIA FITUES I EDICIONIT TË 21-të TË FESTIVALIT FOLKLORIK MBARËKOMBËTAR ‘I KËNDOJMË LIRISË’

Mbrëmë, në Klinë ka përfunduar Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, festival i cili i kushtohet komandant “Kapuçit”.

Çmimin kryesor “Mujë Krasniqi” të edicionit të 21-të të këtij festivali e ka fituar ansambli i këngëve dhe valleve “Mati” nga Shqipëria.

Vendin e dytë në këtë festival e ka marrë Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia, vendin e tretë AKV “Kastriotët” nga Ferizaj, ndërsa çmimi i publikut i ka takuar ansamblit të këngëve dhe valleve “Minatori”.

.
Në emër të komunës së Klinës, si organizator i festivalit, i falënderoj grupin organizator për organizimin e shkëlqyeshëm të festivalit, jurinë për punën e tyre, pjesëmarrësit që ia kanë shtuar hijeshinë festivalit.

Ne si komunë e kemi mbështetur Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar ‘I këndojmë lirisë’ duke bërë të mundshme që festivali ta përmbush qëllimin, sepse festivali për Klinën është shumë domethënës, për karakterin dhe cilësinë duke u bërë tashmë tradicional dhe identifikues dhe do të vazhdojmë ta mbështesim çdo herë.

Urime për fituesit!
Jetë të gjatë festivalit dhe mbarësi juve!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për heronjtë e UÇK-së!
Lavdi të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës!
Mirë u takofshim në edicionin e radhës!