Kolektivi “Anonymous” dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe.
Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në “shkallë të plotë” si pjesë e fushatës #OpSerbia.
Sipas Twitt-it të fundit të “Anonymous”, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.
“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e “Anonymous”.
Kujtojmë se “Anonymous” rreth dy javë më parë ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në veri.
“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë. Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje”, thuhej në reagim, transmeton Klankosova.tv.
JUST IN: The #Anonymous collective and other hacker groups has been launching 'full-scale' cyberattacks on Serbian government websites, as part of #OpSerbia campaign. More than 40 Serbian websites have been taken down in the last 72 hours. pic.twitter.com/KSD4adBfCw
— Anonymous TV (@YourAnonTV) January 10, 2023