Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë sot publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.
Pjesë e kësaj liste ishte edhe futbollisti i Ankara Keçiorengucu, Arb Manaj,
Klubi turk përmes një postimi e ka përgëzuar Arb Manajn për ftesën e marr.
“Urime lojtarit tonë, Arb Manaj që u ftua nga Kombëtarja e Futbollit të Kosovës, i dëshirojmë sukses” , shkruhet në postim./