Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti i ka dhënë një lajm të gëzueshëm Aniës, pas rrëfimit drithërues që ajo dha.
Ai i ka treguar Anisës që është lajmëruar ordinanca që do të marrë përsipër shërimin e saj.
“Pas rrëfimit themeluesja e A+ Medical Solution ka kontaktuar me produksionin tonë dhe ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë lidhur me problemin tuaj shëndetësor të marrë përsipër me të gjitha forcat për shërimin sa më të shpejt dhe efektiv”, u shpreh Alaudini.
Më pas reagoi edhe Anisa, e cila mbeti pa fjalë pas lajmit të mirë që mori.
“Unë këtu do të rri vetëm për qejf, ‘skam fjalë u jam shumë mirënjohëse, me punë krejt gjërat kthehen, faleminderit shumë”, tha Anisa.